Conte paralajmëron Chelsea:
De Bruyne është i rrezikshëm

Conte paralajmëron Chelsea:<br />De Bruyne është i rrezikshëm
Përballja e mesditës së sotme në Angli padyshim që është një ndeshje e cila do të dhurojë spektakël. Manchester City do të presë miqtë e Chelsea në “Etihad Stadium” me qëllimin e vetëm për të marrë 3 pikët që do ta rendisnin në krye të klasifikimit të Premier Leauge.

Nga ana tjetër Chelsea, vjen me një pikë më shumë se sa vendasit në këtë sfidë dhe shumë thjesht mund të mjaftohej vetëm me një pikë për të mos humbur vendin e parë të tabelës së Premier Leauge.

Edhe pse të dyja skuadrat do të zbresin në fushë të barabarta, për Conten një shqetësim i madh mbetet mesfushori 25 vjeçar i Manchester City, De Bruyne.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, u shpreh Conte, i cili me sa duket e di rëndësinë që De Bruyne ka në skuadër.

Nëse Manchester City arrin të fitojë përballjen me skuadrën londineze  do të pozicionohet në vendin e parë të “Premier League”.

Ndërkohë nëse Chelsea do të arrinte të merrte një fitore mesditën e sotme, do të shkonte në 8 fitore të njëpasnjëshme për herë të parë që prej vitit 2010, por kjo nuk do të jetë e lehtë pasi Manchester City ka humbur vetëm 1 nga 15 ndeshjet e luajtura në Premier League gjatë këtij sezoni.  

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve