Conte shijon 3 pikët e para me Napolin, Roma e bën dramë! Atalanta humb kundër Torinos (VIDEO)

Conte shijon 3 pikët e para me Napolin, Roma e bën dramë! Atalanta humb kundër Torinos (VIDEO)

Napoli duke festuar një nga golat

Napoli i Antonio Contes ka shijuar tre pikët e para të sezonit, duke bindur me rezultatin 3-0 kundër Bologna-s. Një fitore tejet e rëndësishme në stadiumin ‘Maradona’ sidomos në aspektin psikologjik, pasi në javën e parë të Seria A të kaltrit u mposhtën 3-0 nga Verona. Kapiteni Di Lorenzo zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës realizuar Kvaratschkelia dhe Simeone, i cili u asistua nga blerja e merkatos braziliani Neres.

Situata ndryshe vijon te Roma, që pas barazimit në javën e parë këtë herë u mposht në shtëpi 1-2 nga Empoli. Në ndeshjen që pritej me padurim, pasi ishte debutimi në shtëpi në stadiumin ‘Olimpico’, te besuarit e De Rossit zhgënjyen me rezultat, pasi loja ishte tejet pozitive.

Befasi ishte edhe humbja e Atalantës që u mposht 2-1 nga Torino. Kjo edhe pse bergameskët e Gjimshitit realizuan të parët me Gjimshitin, ndërsa skuadra ‘granada’ përmbysi me Ilic dhe Adams.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Mengaj në Kavajë, helikopteri i ‘Cougar’ po punon për shuarjen

Zjarr në fshatin Mengaj në Kavajë, helikopteri i ‘Cougar’ po punon për shuarjen