Pas shumë e shumë thashathemeve duket sikur Victor Osimhen është drejt transferimit në Londër. ‘The Sun’ shkruan sot se sulmuesi nigerian është pjesë e një shkëmbimi me Napolin, që nga ana tjetër këmbëngul për transferimin e Lukakut që prej ardhjes së Antonio Contes në stol. Sipas këtij burimi Napoli për të lënë Osimhen të shkojë te Chelsea kërkon në këmbim dy lojtarë të londinezëve si Lukakun dhe mesfushorin e ri të talentuar Cesare Casedein, plus rreth 45 milionë euro.
Ende nuk ka tym të bardhë për marrëveshjen, por drejtori sportiv i Napolit prej kohësh ndodhet në Londër, teksa po negocion edhe për marrëveshje të tjera. Deri më tani është kërkuar mesfushori Scot Mectominay në huazim nga United dhe Billy Gilmour të Brighton, por ende asnjë negociatë nuk është mbyllur.