Copëza mishi me rigon dhe patate
Përëbërësit:
500 gr mish viçi
4 lugë gjelle vaj ulliri
300 ml ujë
kripë dhe piper të zi
700 gr patate
vaj për skuqje
Përgatitja:
Presim mishin në kubikë ( sa një kafshatë) ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe skuqim mishin deri sat ë marrë një faqe të verdhë. Shtojmë pak kripë dhe 1/2 e rigonit dhe shtojmë ujë. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa piruri të ngulet lehtë dhe uji të ketë shteruar. Të jetë baraz me nivelin e mishit. Nëse mishi nuk ka zjerë shtojmë përësri pak ujë gjithmonë niveli baraz me mishin. Kur mishit ë jetë zjerë potencialisht rregullojmë shijen me kripë, rigon dhe piper të zi dhe e lëmë tenxheren mënjëane. Në tigan ngrohim vaj pë skuqje dhe shtojmë patatet. Sa të zverdhen lehtë ( jot ë marrin ngjyrë të errët). Kjo recetë serviret duke vendosur në pjatë pak patate dhe mbi të shtojmë copëzat e mishit me lëng dhe rigon. E shoqërojmë me një sallatë me perime të freskëta.