Çorapet me kanabis dhe heroinë në pjesën intime! Arrestohet polici i Drenovës që tentoi të fuste drogë në burg

Një efektiv i burgut të Drenovës në Korçë është arrestuar, pasi tentoi që të fuste drogë në ambientet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit. Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut, efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur në këpucë, brenda çorapeve 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qesë të tjera, njëra prej të cilave me heroinë. 22 gram kanabis dhe rreth 3.8 gram heroinë. 

Operacioni u finalizua nga SHKBB, shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me IEVP Drenovë. Sipas burimeve policit të burgjeve Hakil Zeres i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga ana e policisë së shtetit. Konkretisht në shtëpi i janë sekuestruar edhe 299.4 gram kanabis, një peshore e vogël elektronike dhe 10 fara kanabis.

Sipas burimeve nga prokuroria polici është arrestuar me 21 prill  me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 23/04/2020 17:31

    Nuk behene fshatarët njerez. Vetem Enveri ua gjeti fijenë, pune në arra dhe vetem pune me shatë e lopatê!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini