Çorbë shkodrane, recetë super e shpejtë
Përbërësit:
2 kokrra qepë

1 fç mish i grirë
½ lgj salcë
2 fk oriz
1 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta derisa mishi të fillojë të kokrrizohet. Më pas shtojmë salcën e domates, e trazojmë mirë dhe në fund shtojmë orizin dhe ujë në masë të përbërësve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë çorbën të gatuhet në temperaturë mesatare derisa të trashet. Në fund e spërkasim me pak piper të bluar si dhe majdanoz.
MC/Shqiptarja.comKomente

