“Ramadan Muja është kryehajn”, “Skenat nëpër gjykata të Ramadan Mujës po na çojnë mallin e klanit mafioz “Corleone” të Sicilisë”, “Gjatë një vizite në Amerikë, kryetari i Prizrenit ka shpenzuar 750 dollarë për shikimin e filmave porno”..., këto janë vetëm disa nga akuzat e shumta që ia ka bërë viteve të fundit Zafir Berisha kandidatit të PDK-së për Prizrenin, Ramadan Muja.
Në fakt për katër vjet sa është larguar nga PDK-ja, kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, s’ka lënë të zezë pa ia nxjerrë në opinionin Ramadan Mujës, i cili po garon për mandatin e tretë në krye të Prizrenit.
Jo vetëm Mujën, por Berisha kur e braktisi PDK-në vite më parë, e pati akuzuar rëndë edhe kryeministrin Hashim Thaçi se me “metoda staliniste po i largon njerëzit nga partia”.
Për më tepër ai para pak javësh madje i dërgoi “selam” kryeministrit të Kosovës se veç në ëndërr do të mund ta shohë fitoren e tretë në “Jerusalemin e PDK-së”, pasi që, sipas tij, politika aktuale u ka ardhur në maje të hundës qytetarëve të Prizrenit, të cilët janë lodhur nga korrupsioni i qeveritarëve që janë emëruar nga Thaçi.
Por, gjithçka ndryshoi pas publikimit të rezultateve zgjedhore të 3 nëntorit, ku Bashkimi Demokratik u rendit si partia e tretë më e votuar në Prizren dhe kur u pa se më shumë se 8000 vota të këtij subjekti janë shumë të nevojshme për garën e balotazhit, të cilët do të mund t’ia sigurojnë fitoren më 1 dhjetor PDK-së së Thaçit, apo LDK-së së Mustafës.
Dhe në fakt, këto vota Zafën e bëjnë faktor për Prizren, prandaj edhe filluan ofertat në drejtim të tij për marrëveshje koalicioni.
Pas tri ditë lutjesh të njëpasnjëshme, Zafa pranoi të takohet me liderin e PDK-së, për t’i diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.
“Hashimi e ka ditur se do të kthehet te uragani Zafa”, me këto pak fjalë boshe Zafir Berisha e arsyetoi takimin me Thaçin.
Mirëpo, me këtë takim mes Thaçit dhe Zafirit u dëshmua se morali politik i proklamuar nga të dyja palët gjatë këtyre viteve nuk është asgjë tjetër përpos një dyfytyrësi politike. Për pushtet, edhe kësaj radhe na u servua gatishmëria që të mbështetet “kryehajni i Prizrenit”, pas ofertës politike që pranoi nga“lideri që përdor metoda staliniste”.
Është shumë normale që PDK dhe LDK t’i ofrojnë mundësi bashkëpunimi partisë së tretë, në këtë rast Bashkimit Demokratik.
Mirëpo, shtrohet pyetja se si do të mund të dalë në fushatë Zafa pas pak ditësh dhe t’i kërkojë votat më 1 dhjetor nga elektorati i vet, që ta votojnë kandidatin, të cilin e kishte akuzuar rëndë për korrupsion.
Në bazë të fjalëve dhe akuzave që i ka bërë në të kaluarën, Zafa nuk do të duhej ta mbështeste as kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun, për të cilin kishte thënë së fundi se është një kandidat i konsumuar politikisht dhe shpeshherë e kishte akuzuar për korrupsion sa udhëhoqi me Prizrenin.
Prandaj, midis dy kandidatëve të konsumuar politikisht, të cilët vazhdimisht i akuzoi edhe për korrupsion, uragani Zafa, siç e quajti veten, nuk do të duhej ta favorizonte asnjërin prej tyre, duke dëshmuar kështu se fjalët dhe premtimet e tij në fushatën e fundit nuk kanë qenë demagogji.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com