Çorovodë, festohet themelimi i PD
Ristani: Pushteti i lidhur me krimin

Çorovodë, festohet themelimi i PD<br />Ristani: Pushteti i lidhur me krimin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i pranishëm në festimet e 24-vjetorit të themelimit të degës së PD-së Çorovodë, ku kanë qenë të pranishëm anëtar të kësaj dege  te djathtë të Çorovodës.
 
Ristani është ndalur në fjalën e tij përshëndetëse edhe në arritjet e vendit tonë nën qeverisjes demokratike,duke i atribuuar qeverisjes së djathtë të 8-viteve përgatitjen e Shqipërisë për hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave si dhe ndërtimin e rrugëve e shkollave në vend.
 
Ristani,duke u ndalur në premtimet e mazhorancës gjatë fushatës elektorale, për uljen e taksave, shëndetësi falas, legalizime falas, por sipas Ristani asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur.
 
Ristani është ndalur për energjinë elektrike, ku ka theksuar se qeveria po abuzon duke i futur familjaret në burg për 350 lek, një tjetër fenomen është dhe prishja e shtëpive në qytetin e Vlorës.
 
Duke u ndalur në ngjarjet e ditëve të fundit Ristani shprehet se Pushteti është i lidhur me krimin, ata kanë kriminalizuar parlamentin si dhe te gjithë shoqërinë shqiptare. 
 
Ristani nuk ka lënë pa përmendur dhe ngritjen e laboratorëve të drogës ne Elbasan ,ai thekson se shteti është i implikuar me krimin. Ai i bën thirrje mazhorancës që mos të implikojë policinë për zgjedhjet lokale siç u bë në vitin 2000, ku sipas Ristanit policia u implikua ne manipulimin e zgjedhjeve.
 
Festa e 24-vjetorit të themelimit të PD-së ka vijuar më pas me trokitje gota dhe urime mes të gjithë të pranishmëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë