Correa e mbyll me Atletico Madrid, Maldini dhe Boban kompletojnë kalimin e argjentinasit te Milani

Correa e mbyll me Atletico Madrid, Maldini dhe Boban kompletojnë kalimin e argjentinasit te Milani

Tashmë nuk ka më dyshime, Angel Correa do të jetë futbollisti më i ri i Milanit. Lajmi është dhënë nga spanjollja ‘El Chiringuito’, e cila shkruan se futbollisti sot është përshëndetur me shokët e skuadrës te Atletico Madrid. Për më tepër futbollisti sot nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Për Corrrea-n kishte kohë që përflitej për një kalim te Milan, por çështje kishte ngecur për shkak se nuk po arrihej akordi mes klubeve. Atletico Madrid kërkonte 55 mln euro, ndërsa Milan nga ana tjetër nuk afronte më shumë se 40.

Sipas këtij burimi ‘tymi i bardhë’ ka dalë për shkak se Maldini dhe Boban, dy drejtues të Milanit, kanë udhëtuar posaçërisht për çështjen në Madrid, duke i ofruar Atletico-s 40 mln euro dhe 30% të kartonit të futbollistit në rast se shitet në të ardhmen.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani