E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull të shumëpërfolurit Kelmend Balili, “Droga, gjuetia e madhe në Europë në kërkim të Eskobarit të Ballkanit”.
Sipas burimeve investigative, shkruan Corriere della Sera, Kelmend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare e prestigjioze për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos e në provincë. Sipas “Corriere della Sera”, Kelmend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri. (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.
Që në drejtësinë shqiptare, diçka nuk funksion është fakti i njohur, shkruan e përditshmja italiane, “kriminelët mjaft pranë arrestimit nga investiguesit e huaj, lajmëroheshin në kohë e arratiseshin duke mos u gjetur më”.
Kelmend Balili përshkruhet si një njeri i besuar i qeverisë shqiptare i cili ra në telashet e drogës. Pak ditë më parë edhe DEA dha kritikat e saj rreth kësaj çështje.
Më tej thuhet në shkrim ende nuk është zbardhur çështja e shumëpërfolur e Dritan Zaganit, polici i cili me hetimet e tij i ishte afruar ministrit të brendshëm shqiptar dhe që është detyruar të largohet nga vendi. Zagani ka bashkëpunuar me Guardia di Finanza në luftën me tregtarët e drogës. Tashmë çështja e Balilit mund të çojnë në skenarë të tjerë ku mund të dalë në skenë sërish Zagani e do ta lidhte më shumë Shqipërinë me Italinë.
Corriere shkruan se menaxheri i Shtetit shqiptar sipas hetimeve në vitet e fundit është parë në Milano si për të takuar zyrtarë të njohur takime formale por edhe për takime informale për të takuar bashkëatdhetarë që lëvizin mes Milanos dhe provincës. Klani shqiptar i drogës është shumë aktiv në Abbiategrasso, dhe shumë të organizuar bën me dije një polic Italian. Sipas akuzës Balili i cili pëlqente dyqanet mes sheshit Porta Venezia mund të fshihet në Greqi. Ai përdorte detyrën e tij si zyrtar për të transportuar drogën dhe për të ditur kohën kur lëviznin autoritetet.
Në drejtësinë shqiptare duket qartë që diçka nuk funksionon: kriminelët janë afër arrestimit nga hetuesit e huaj, por gjejnë gjithë kohën të arratisen e bëhen të pakapshëm. E konsideruar nga shumë si Kolumbia e Europës për prodhimin e drogës, Shqipëria ndodhet në një betejë mes shërbimeve sekrete dhe qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët se autorizojnë përgjime të paligjshme, falë një produkti të prodhuar nga një agjenci italiane, lider dhe furnizues i shumë prokurorive.
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO