Corriere: Kosova, njëzet vite
mbrapa, të harruarit e luftës

Corriere: Kosova, njëzet vite<br />mbrapa, të harruarit e luftës
Corriere Della Sera ka risjellë në vëmendje Luftën e Kosovës dhe pasojat e saj duke realizuar një reportazh me titull “Kosova, njëzet vite mbrapa. Të harruarit e luftës” ku vë në fokus jetën e një grupi minoritar rom, e sidomos të një personazhi të quajtur Gazmend nga qyteza e Gurakovac, në veri të Pejës.
Reportazhi është realizuar nga gazetarja Elisabetta Rosaspina në udhëtimin e saj në Kosovë, ku ka vizituar dhe kaluar pak kohë me familjen e personazhit por dhe banorë të tjerë “të braktisur” siç i quan ajo, në bazën e kontigjentit Italian të Kfor-it, në Belo Polje.

Gazmendi është babai i 5 fëmijëvë dhe bashkë me familje të tjera kosovare janë strehuar në një burg të vogël në këtë qytet, ku qëndrojnë prej 18 muajsh. Ai bashkë me të tjerët i përkasin komunitetit rom, nga minorancat turke dhe gorane me prejardhje sllave të kthyer në myslymanë gjatë pushtimit osman.

Gazetarja i përshkruan kushtet e jetesës së tyre si të mjera që nga gjendja e ndërtetsës deri tek kushtet e higjenës të cilat nuk kanë asnjë lidhje me të qënit një ambient ku jetohet, ku jeta lufton kundër vdekjes dhe braktisjes.

Por përveç kësaj rrëfehet dhe historia e këtyre njërëzve të braktisur nga shteti dhe nga të gjithë, të cilët janë të sëmurë dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet nën kushte të tilla, ku as drita e diellit nuk mund të hyjë.
Të diskriminuar që në kohën e Milosheviç kur në 1999-tën u bë pastrimi etnik nga forcat serbe, më shumë se 90 mijë rom mbeten mes Serbisë dhe Malit të Zi pasi u përzunë dhe nga forcat ushtarake të UÇK-së.

Në reportazh përshkruhet sesi bëhen llogaritë për këtë grup minoritar i cili nuk është mikpritur as në trojet e mëparshme të tyre dhe nuk janë as pjesë e ndihmave financiare nga fondacione të ndryshme botërore. Nën mëshirën e fatit, duke jetuar mes plerave, dikush u kujtua për ta...por jo se i interesonin vërtet!
Një javë para zhvillimit të zgjedhjeve partitë politike u kujtuan për ta, i ftuan të votonin dhe i gënjyen me miell, sheqer, vaj e çokollata..dhe sigurisht me një rrëfyes se si, kë dhe ku duhet të votonin.
Pas kësaj tentative ata do të mbeten sërisht të harruar, përfundon reportazhin e saj gazetarja Rosaspina.

Linku origjinal nga Corriere Della Sera

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë