/ATSH/. - Thibaut Courtois beson se Celsi këtë sezon mund te fitoje të gjithë trofetë e mundshëm.

Portieri i Celsit, Thibaut Courtois, është optimist për sukseset e ekipit londinez. Belgu beson se skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mund t'i fitoje të gjithë trofetë këtë sezon.
Skuadra nga Stemford Bridge është në garë për katër trofe: Premierligën, Ligën e Kampionëve, Fa Cup dhe Capital One Cup.

"Do të jetë e vështirë, por ne kemi ekip që mund të fitojë gjithçka. Lojtarët e rinj si unë, Diego Costa, Filipe Luis, Cesc Fabregas dhe pjesa tjetër e ekipit, duan trofe me Celsin",  ka deklaruar ai.

"Kjo fillon në Capital One Cup dhe deri në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve. Ne duam të fitojmë gjithçka, ajo do të jetë e vështirë, por unë mendoj se ne kemi ekip për të bërë atë", ka theksuar ish- portieri i Atletico Madridit.