Courtois lë stërvitjen në lot, zgjatet dëmtimi për gardianin e Real Madrid

Courtois lë stërvitjen në lot, zgjatet dëmtimi për gardianin e Real Madrid

Thibaut Courtois

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois dukej sikur ishte në prag të kthimit nga lëndimi në një të ardhme të afërt, por ka sërish shqetësim për dëmtimin e tij pasi u largua nga fusha e stërvitjes i përlotur pasditen e së martës.

31-vjeçari dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë gushtin e kaluar, vetëm tre ditë para ndeshjes së parë të sezonit të ri me Real Madridin dhe pasi iu nënshtrua një operacioni dhe muajsh rikuperimi, ekziston frika se ai mund të ketë një tjetër dëmtim të rëndë.

Sipas Marca, shkalla e dëmtimit të tij nuk dihet, por reagimi i Courtois ka ngritur kambanat e alarmit.

Courtois pritej të rikthehej në aksion në javët e ardhshme, pasi javën e kaluar filloi të stërvitej përsëri. Andriy Lunin do të vazhdojë të jetë numri një i portës derisa Courtois të rifitojë gjendjen fizike.

Duke mposhtur Kepën për pozitën fundore, Lunin ka bërë disa pritje të shkëlqyera muajt e fundit, duke marrë besimin e Ancelottit si zgjedhje e parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh