Coutinho kthehet nga Brazili
Klopp e lë jashtë fushe

Coutinho kthehet nga Brazili<br />Klopp e lë jashtë fushe
Ylli brazilian ka qëndruar në Anfild këtë verë pavarësisht kërkesës së tij për transferim, ai u kthye në ishull pas angazhimit në kombëtare këtë javë.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp u shpreh se: "Gjithkush e ka këtë keqkuptim të vogël dhe mendon se 'OK është Barcelona' dhe nuk është se ai donte të shkonte në Everton. Atëherë do të kishte qenë ndryshe.

Një tjetër klub i mrekullueshëm por një situatë tjetër. Nuk kemi asgjë, kemi folur për këtë dhe nuk ka të bëjë me ekipin, kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, nuk ka të bëjë asgjë me tifozët dhe të gjitha gjërat".
Coutinho është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme me Manchester City me pretendimin e një dëmtimi të mbartur ndërsa polemika e transferimit vërtitet rreth tij.

Por bosi i Liverpool bëri të qartë se ai nuk e ka lënë Coutinhon për shkak të ndonjë ndjenje të keqe për përpjekjen e tij për të lëvizur në Camp Nou.

Ka pasur zemërim brenda Anfieldit gjatë kohës së përpjekjeve të Barcelonës për të detyruar Liverpooli-in të shesë Coutinhon.

Megjithatë Klopp këmbëngul se "asgjë që ka ndodhur nuk është e pafalshme", dhe ai shpjegoi se lojtarit tani do i jepet mundësia për të provuar se ai mund të bëhet një frymëzim përsëri në ekipin e Reds, nëse ai tregon qëndrimin e duhur.

"Ka shumë gjëra shumë shqetësuese që po ndodhin në botë në këtë kohë që mund të shqetësoheni për gjithë kohën, por kjo nuk është asgjë", shtoi ai.

"Ju duhet të kaloni nëpër këto kohë dhe gjërat mund të bëhen edhe më të mira nëse jeni i zgjuar që të filloni përsëri”
 
"Nuk është periudha me e përshtatshme, por kjo është dritarja e transferimit dhe kjo është e vetmja kohë që lojtarët dhe klubet mund të bëjnë transferime. Por asgjë që di unë nuk ishte e pafalshme. Kjo është një gjë normale”.
 
"Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë hera e fundit në histori kur do të ndodhin gjëra të ngjashme", shtoi Klopp për të përditshmen “Mirror”.
 
Ndërsa Coutinho nuk do të përfshihet sot, ai do të kthehet në skuadër për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mesjavë me Seviljen.

Redaksia Online
A.DR/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Pas ndeshjes me Partizanin, goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, thyhen xhamat

Pas ndeshjes me Partizanin, goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, thyhen xhamat