TIRANË- Duke filluar nga nesër qytetarë nga 11 vende joanëtare të BE-së mund të shkojnë në Gjermani pa kufizime, ndërkohë që për vendet e tjera, këto lehtësime janë me rezerva, njoftoi tagesschau.de. Në listë nuk janë Turqia dhe SHBA, por as Serbia, Ruanda apo Algjeria.
Sipas vendimit të qeverisë gjermane, kjo vlen për qytetarët nga Australia, Gjeorgjia, Kanadaja, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji. Për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën, lehtësimi vlen me reciprocitet, pra nëse këto vende gjithashtu lejojnë gjermanët të hyjnë përsëri. ”Lehtësimet do të hyjnë në fuqi nesër”, njoftoi Ministria Federale e Brendshme.
Qeveria Federale në këtë mënyrë bazohet kryesisht në një vendim të vendeve anëtare të BE-së. Lista do të rishikohet çdo dy javë. Ekzistojnë gjithashtu mundësi të gjera hyrëse për qytetarët nga të gjitha vendet jashtë BE-së, të cilët kanë një arsye të rëndësishme për të udhëtuar. Këta mund të jenë gjermanë ose njerëz me të drejtë banimi në Gjermani, punëtorë sezonalë në bujqësi, marinarë ose pasagjerë në trafikun tranzit.
Në të ardhmen, numri i infeksioneve të reja me Covid-19 do të jetë vendimtar për lehtësimin e kufizimeve të hyrjes. Për më tepër, trendi për të njëjtën periudhë dhe mënyra se si shteti përkatës merret me pandeminë duhet të luajë një rol. Për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë, një detyrim 14-ditor i karantinës vazhdon të zbatohet nëse ata nuk kanë një rezultat negativ të testit për virusin./Lexo
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12