COVID- 19/Moikom Zeqo për Metën, Ramën dhe opozitën: Kemi një grusht politikanësh dekorativë!
Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo rrëfen ditët vetizolimit për shkak të COVID-19. Ai ndalet tek masat e marra nga qeveria shqiptare, katastrofa financiare që do të pasojë, kontributi minimal i deputetëve, por edhe tek inegzistenca e ministrive
Valeria Dedaj 27 Prill 2020, 15:58 | Përditesimi: 27 Prill 2020, 20:54
Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo rrëfen ditët e vetizolimit në shtëpi për shkak të virusit korona. Teksa e konsideron këtë situatë të vështirë për të gjithë planetin, jo vetëm për Shqipërinë, ndalet veçanërisht tek masat që janë marrë nga qeveria shqiptare në këto ditë.
“Është një periudhë karantine, çdo karantinë nuk është e mirë, në kuptimin e lëvizjes, nevojës për liri që ka individi për të bërë gjërat e tij. Por karantina në vetvete ka një traditë shekullore, s’ndodh për herë të parë. Por, përmasat e këtij harku kohor janë të paimagjinueshme, sepse janë planetare. Nuk duhet kuptuar, si një çështje e pushtetit ekzekutiv. Nuk ka asnjë shpikje të qeverisë Rama, janë masa të procedurës manuale. Problemi është që ne e nisëm procedurën para një muaj, edhe mund të vijojmë dhe një muaj e gjysmë”, rrëfen shkrimtari.
Përsa i përket ekonomisë së vendit tonë, studiuesi mendon se është në një gjendje të rënduar gati katastrofike për shkak të 30 viteve radhazi.
“Gjendja e trashëguar gjatë 30 vjetëve do të ketë dhe një katastrofë financiare. Klasa jonë politike, si ka dhënë fare rëndësi ekonomisë kombëtare”, thotë Zeqo.
Ndërsa, deputetët edhe ministrat që janë pjesë e Kuvendit, i quan një grusht politikanësh dekorativë.
“Mendoj se kjo përballje kaq e shumëfishtë, edhe e rëndë e pandemisë, tregoi se ne kemi një grusht politikanësh dekorativë. Këtu s’kam parasysh vetëm disa institucione, por deputetët e kuvendit të Shqipërisë, institucionet e qeverisë. Në këtë periudhë ne kemi vetëm një ministre, atë të Shëndetësisë”, vijon Zeqo, duke shtuar se dëmi i madh për shkak të kësaj pandemie në të ardhmen do të ndihet në fushën e arsimit shqiptar.
nuk ka mendu ndoj here kush nat vend si mendoni ju patriot
Përgjigju
turgut: 27/04/2020 19:02
E drejte, Shqiperia vend shume i pasur ,112 Vjet Shtet dhe gjithmone i varfer.
Arsyen e kupton edhe nje nxenes i klases 1 fillore : gjithmone Korrupsion, Korrupsion,Korrupsion ne rritje.
Përgjigju
Uku Momlit: 27/04/2020 16:17
Ah mer Moikom,e di si te vlon gjaku dhe e kuptoj vetpermbajtjen tende.por,mosni ma mer burre atdhetar,mosni ma se keta dobiça qofshin te mallkuar nga ara e fara,nga biri e bija qe na katandisen ne kete far feje. Po si duket ne e kemi shkelqyeshem kete qeveri, ket pushtet, ket president vrases,hajdut mujshar....
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
14.9%
Të gabuar
81.7%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3841
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
nuk ka mendu ndoj here kush nat vend si mendoni ju patriot
PërgjigjuE drejte, Shqiperia vend shume i pasur ,112 Vjet Shtet dhe gjithmone i varfer. Arsyen e kupton edhe nje nxenes i klases 1 fillore : gjithmone Korrupsion, Korrupsion,Korrupsion ne rritje.
PërgjigjuAh mer Moikom,e di si te vlon gjaku dhe e kuptoj vetpermbajtjen tende.por,mosni ma mer burre atdhetar,mosni ma se keta dobiça qofshin te mallkuar nga ara e fara,nga biri e bija qe na katandisen ne kete far feje. Po si duket ne e kemi shkelqyeshem kete qeveri, ket pushtet, ket president vrases,hajdut mujshar....
Përgjigju