COVID-19/ 28 ditë pa asnjë humbje jete! Bie numri i rasteve të reja, 25 të infektuar në 24 orët e fundit në vend

COVID-19/ 28 ditë pa asnjë humbje jete! Bie numri i rasteve të reja, 25 të infektuar në 24 orët e fundit në vend

Foto ilustruese

Kjo  shtunë ka shënuar  ditën e 28 në vend pa asnjë viktimë nga COVID. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku njoftohet po ashtu se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja infeksioni, një rënie në krahasim me një ditë më parë, ku u regjistruan 31 persona të infektuar.

Rastet e reja të infeksionit u regjistruan në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.

Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë. 

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i rasteve të infeksionit ka shkuar në 132,853, ndërsa ai i viktimave në 2,456.

Vendi ndodhet nën frikën e variantit Delta të COVID, ku pavarësisht se nuk ka ende një konfirmim zyrtar të pranisë së virusit, ekspertë të shëndetësisë ia faturojnë pikërisht këtij mutacioni të koronavirusit rritjen e rasteve të infeksionit në vend.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha një ditë më parë në 'Report Tv' se sinjalet për praninë e këtij virusi, janë të forta. Ajo i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen si e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga virusi.

Statistika (24 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        25

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      8

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4063

 

Testime totale             875,262

Raste pozitive             132,853

Raste të shëruara       130,125

Raste Aktive                       272

Humbje jete                   2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              103

Vlorë                26

Elbasan            26

Kukës                25

Durrës              22

Lezhë               21

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               11

Korçë                6

Gjirokastër        1

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum