COVID/ 3 viktima dhe 477 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

COVID/ 3 viktima dhe 477 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

Foto ilustruese

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, ndërsa vijon të rritet edhe numri i infeksioneve ditore. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 7733 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar të infektuar me COVID 477 persona.

Kanë humbur jetën një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri.

Rastet e infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 174 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.

Aktualisht janë 3782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.

Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,822 që nga fillimi i epidemisë. 

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 137,075 persona me COVID, ku aktivë janë 3,782 raste. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka shkuar në 2,471.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i bën edhe njëherë apel qytetarëve që të vaksinohen.

Statistika (18 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         477

Të shëruar në 24 orë       67

Të shtruar në spitale       56

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7733

Testime totale             972,870

Raste pozitive             137,075

Raste të shëruara         130,822

Raste Aktive                    3,782

Humbje jete                     2,471

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1405

Shkodër          588

Fier                  355

Vlorë               353

Durrës             209

Elbasan           208

Lezhë              196

Gjirokastër       136

Berat               126

Kukës              80

Korçë               79

Dibër                 47

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • valter: 19/08/2021 05:24

    Habitem me opinionin qe kane lexuesit tuaj per shtrengimin e masave. 61% kerkojne ashpersim!!! Pse? Vdesin njerez! Edhe? Vaksina aty eshte! Pse duhet qe per pergjegjesite individuale te penalizohen bizneset apo shteti?! Ai qe sdo te vaksinohet, ai qe neglizhon, ai qe ska frike nga cov19, ai qe e ka marre persiper riskun, ai qe rri ben lloqe dhe konspiracion, nuk mundet ti numurohet mendimi neper sondazhe sepse demi me i madh sot mbas 2 vitesh anormalitetot po i shkaktohet ekonomise.

    Përgjigju
    • Pallmall: 19/08/2021 06:02

      Walter qeke vllai Jonsonit KM Anglez... qeke per liri deri sa tbohet mullar fare... po kur ka... ke pas ekonomi ti qe ta shkaterroi pandemia dhe jo politiqeni... ik o walter se nuk mbyllen coftoret qe ke aq merak se sdo mblidhesh me cunat

  • Daje Ceni: 18/08/2021 20:31

    Ku eshte zonja Rakacolli pse nuk e mbledh Komitetin Teknik te Eksperteve? Kur do ta hapin gojen kur numuri i viktimave nga 3 te shkoje ne 30 apo me sakte te arrije ne 30 apo 300 ne dite?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje