Covid, 6 muaj pas rastit të parë...Çfarë nuk dimë ende për koronavirusin që ka gjunjëzuar botën?

Covid, 6 muaj pas rastit të parë...Çfarë nuk dimë ende për koronavirusin që ka gjunjëzuar botën?

Infeksioni i koronavirusit ka mbushur plot 6 muaj që nga dita kur u shfaq rasti i parë, duke gjunjëzuar gjithë botët e duke e futur njerëzimin në izolim dhe bllokim, por më e rënda, duke shkaktuar mijëra viktima.

GulfNews shkruan se ai nuk shpërtheu me një “Big Bang” masiv, viral. Përkundrazi, ishte si një horror në mënyrë të ngadaltë, me një fillim mjaft të qetë dhe të bezdisshëm. Në varësi të kush ishte “pacienti zero” dhe se si personi në të vërtetë u infektua dhe filloi përhapjen e virusit, afati kohor i shfaqjes së virusit mund të ndryshojë.
Nuk ka përgjigje, thjesht pyetje Gjysmë viti më vonë, pyetje të shumta sillen në kokat e të gjithëve ndërsa dalin nga bllokimi.

Shkencëtarët, duke pasur parasysh kohën e kufizuar të SARS-CoV-2 në të gjithë globin, nuk kanë përgjigje të gatshme për ato pyetje. Ka vetëm shpresë se një vaksinë, të paktën nga njëra prej kompanive që kanë filluar testimin e tyre, mund të jetë e gatshme që në tetor.

Po sikur të duhet më shumë kohë? Po sikur askush të mos besojë në efikasitetin e saj, procesin e provës, apo edhe prodhuesin? Po sikur kjo “vuajtje” e sotme të largohet në mënyrë misterioze, siç bëri “binjaku” SARS-CoV-1? Gjithsesi, kompleksiteti dhe pasiguria janë tiparet përcaktuese të këtij virusi.

Kush ishte “pacienti zero”? Kjo pyetje mund të zgjasë për një kohë të gjatë, mbase përgjithmonë, dhe mund të mos merr kurrë një përgjigje të duhur. Kishte raporte që rasti i parë i dyshuar ishte diagnostikuar më 1 dhjetor 2019 në Wuhan, Kinë.

Kinezët kanë pranuar, megjithëse me vonesë, “mangësitë” e tyre në trajtimin e kapitullit të mëparshëm të kësaj pandemie.

Presidenti amerikan Donal Trump ka lëshuar një numër akuzash kundër OBSH, duke ndërprerë marrëdhëniet e Amerikës me trupin botëror, pasi e akuzoi atë si një “kukull” të Kinës. Disa shkencëtarë, nga ana tjetër, tregojnë dëshmi se ai ka një origjinë natyrore, sesa i krijuar nga njeriu.

Shkencëtarët përballen me pyetjet kryesore. Për disa, ky coronavirus i ri është krejt ndryshe nga çdo tjetër i njohur ose parë më parë: SARS-CoV-2 sillet si gripi në drejtim të lehtësisë së transmetimit (dhe duke shkaktuar një lloj vdekjeprurës të pneumonisë në raste të rënda), ndërsa “përhapet i heshtur” dhe mund të kalojë edhe kur ato janë “asimptomatike”.

Sidoqoftë, për sa i përket strukturës, origjinës në lakuriq dhe simptomave të përgjithshme, është i ngjashëm me coronaviruset e tjerë, të njohur më parë, sikurse SARS-CoV-1 dhe MERS. Ajo që shton pasigurinë ishin udhëzimet ndonjëherë konfliktuale dhe prononcimet publike të lëshuara nga OBSH për sëmundjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)