Covid/ Autoriteti Italian i sëmundjeve infektive: Të bëhemi gati për gjithçka… (VIDEO)

Massimo Galli, specialisti i sëmundjes infektive në spitalin ‘Sacco’ në Milano, dhe një nga zërat shumë te vlerësuar në Itali ka deklaruar se përhapjet e mëdha të infeksionit kohët e fundit kanë treguar se Covid nuk është dobësuar, se në vjeshtë me shumë mundësi do të ketë një valë të re koronavirusi dhe se të gjithë duhet të përgatitemi për çdo eventualitet.

Galli theksoi se alarmi Covid duhet mbajtur ‘I ndezur’ sepse rreziku i një valë të re infeksionesh është mëse i besueshëm. Ashtu si edhe shumë ekspertë, ai i ftoi të gjithë të respektojnë njehsorin e distancës ndërnjerëzore, të përdorin maska ​​dhe të lajnë duart shpesh.

“Pasi Covid u ngadalësua në muajin maj, tani ekziston frika nga një kthim i rrezikshëm i tij. Pjesa më e madhe e 'telasheve' në emergjencën Covid në Europë erdhi nga lloji gjerman i infeksionit. Por kohët e fundit kemi zbuluar edhe për një tjetër lloj me burim të panjohur, I ndyshëm nga ai që u shfaq në Ëuhan, në Kinë, gjenomat e të cilit nuk janë aq agresive sa to të Covid gjerman”.

"Le të bëhemi gati për gjithçka"

Në intervistën me gazetën italiane La Stampa, Galli shpjegoi se një valë e dytë e mundshme mund të ndodhte në vjeshtë.

"Një seri shpërthimesh të reja infeksioni që janë evidentuar kohët e fundit tregojnë realitetin e hidhur, se Covid nuk është zhdukur dhe as dobësuar. Vjeshta është larg dhe nuk e dimë me saktësi se cfarë do të ndodhë, por kryesorja është se duhet të jemi të përgatitur për çdo eventualitet", - tha Massimo Galli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha