Refuzuan që foshnja e tyre të merrte gjak të vaksinuarish anti COVID para operacionit, gjykata mund t'u heqë kujdestarinë

Refuzuan që foshnja e tyre të merrte gjak të vaksinuarish anti COVID para operacionit, gjykata mund t'u heqë kujdestarinë

Foto ilustruese

Dy prindër refuzuan që fëmija i tyre i sëmurë me probleme në zemër, i cili duhet twë kryej një operacion , të merrte gjak nga persona të vaksinuar kundër Covid-19, me argumentin që është "gjak i ndotur". Për këtë arsye rrezikojnë humbjen e kujdestaris së foshnjes 4 muajshe. Foshnja është në gjendje kritike dhe duhet të kryejë një operacion për zemrën.

Shërbimi shëndetësor i Zelandës së Re ka bërë një kërkesë gjyqësore për kujdestarinë e një foshnjeje katër muajshe, prindërit e të cilit po refuzojnë të lejojnë që operacioni i tij i zemrës të vazhdojë, nëse nuk përdoret gjak i pavaksinuar. Prindërit e foshnjës diskutuan situatën shëndetësore të djalit të tyre dhe preferencat e tyre mjekësore në një intervistë me një aktivist kundër vaksinimit.

Në intervistë, prindërit thonë se foshnja e tyre ka stenozë të rëndë të valvulës pulmonare dhe se ai ka nevojë për operacion "pothuajse menjëherë", por se ata janë "jashtëzakonisht të shqetësuar për gjakun që do të përdorin mjekët. 

"Ne nuk duam gjak që është i ndotur nga vaksinimi," tha babai. "Ky është fundi i marrëveshjes - ne jemi mirë me çdo gjë tjetër që këta mjekë duan të bëjnë." 

Vaksinat për të parandaluar sëmundje të rënda dhe vdekje nga Covid-19 janë gjetur të jenë jashtëzakonisht të sigurta dhe efektive, me miliona njerëz në mbarë botën të vaksinuar. Sipas shërbimit të gjakut, NZ Blood, çdo vaksinë Covid-19 në gjak shpërbëhet menjëherë pas injektimit. Në një deklaratë, Dr Mike Shepherd, drejtori i përkohshëm i Auckland në shërbimin shëndetësor, Te Wzelanhatu Ora, tha see kupton se mund të jetë shqetësuese për prindërit që kanë një fëmijë të sëmurë. 

Te Ëhatu Ora paraqiti dokumente në gjykatën e lartë të Auckland të hënën sipas Aktit të Kujdesit për Fëmijët ku kërkoi që kujdestaria e foshnjës të zhvendosej nga prindërit e tij, në mënyrë që të mund të jepej pëlqimi për të përdorur gjakun e dhuruar, raportoi NZ Herald.

"Vendimi për të bërë një kërkesë në gjykatë merret gjithmonë duke pasur parasysh interesat më të mira të fëmijës dhe pas bisedave të gjera me whānau," tha Shepherd.

 

“Meqë kjo çështje është para gjykatave, ne nuk do të komentojmë më tej.”

Të mërkurën, palët dolën në gjykatë për të caktuar një datë për një seancë urgjente, ndërsa një grup prej 100 mbështetësish kundër vaksinimit u mblodhën jashtë godinës.

Avokati i Te Whatu Ora, Paul White i tha gjykatës se profesionistët mjekësorë kanë thënë se një fëmijë me një gjendje të tillë do të ishte trajtuar disa javë më parë në rrethana normale; ndërsa avokatja e prindërve Sue Grey – një tjetër aktiviste e shquar kundër vaksinimit – tha se prindërit dëshironin një kujdes më të mirë sesa ajo që ofronte shteti.

“Për shkak se ata i etiketojnë klientët e mi si teoricienët e konspiracionit, [qëndrimi i tyre] është se çdo gjë që thonë klientët e mi mund të injorohet,” tha ajo.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas