Në SHBA numri i vdekjeve të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit është ulur më pak se 1000, saktësisht 638 sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Në vend totali i të prekurve nga Covid është 1.643 500 për një total viktimash prej 97 722.
SHBA ka vendosur pezullimin e hyrjeve në vend për jo-amerikanët që vijnë nga Brazili.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se "Presidenti Trump ka vendosur të mbrojë vendin duke pezulluar hyrjen e të huajve që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit para mbërritjes së tyre në Shtetet e Bashkuara.
Lajmi kryesor:
Covid, 92 viktima në Itali në 24 orët e fundit…Rastet e infeksionit në botë në pragun e 5.5 milionë
