COVID dëmtoi financat e familjeve dhe bizneseve, raporti i MF: Familjet që nuk kanë marrë asnjë herë kredi mund të shkojnë drejt huamarrjes

Gjendja financiare e familjeve dhe e bizneseve është dëmtuar nga pandemia COVID-19. Dy raporte të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, vlerësojnë që pandemia do ndikojë edhe në zgjerimin e borxheve për qytetarët

Familjet bizneset e vogla e të mesme kanë janë gjendur në vështirësi financiare  gjatë vitit 2020, si pasojë e efekteve të pandemisë. Të ardhurat e tyre janë cenuar nga situata e krijuar dhe mbyllja e aktivitetit ekonomik, që solli rënie të xhiros për sipërmarrjen, rritje të papunësisë dhe më pak të ardhura në xhepin e konsumatorëve. 

“Ekonomia shqiptare shënoi recesion, niveli i papunësisë erdhi në rritje, bizneset dhe familjet përjetuan vështirësi financiare, dhe premisat e rritjes së pagave dhe të kthimit të inflacionit në objektiv u zbehën. Aktiviteti ekonomik, në vend dhe në botë, ka qenë e vijon të mbetet nën efektin negativ të pandemisë COVID-19”, thuhet në raportin politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër Ministria e Financave në raportin e Reformave Ekonomike, vlerëson se familjet të cilat kanë pasur detyrime për të shlyer janë gjendur në vështirësi  për ti paguar. Madje bankat presin që këtë vit edhe familje që s’kanë marrë ndonjëherë kredi të shkojnë drejt huamarrjes.

“Për të ardhmen e afërt, subjektet e vrojtimit të huamarrjes presin një rritje të kërkesës për hua nga huamarrësit që marrin hua për herë të parë, në sektorin e familjeve”, nënvizohet në raportin e Reformave Ekonomike 2021-2023.

Në të njëjtin raport është pasqyruar edhe niveli i varfërisë, për të cilin ministria nuk ka të dhëna të sakta për vitin 2019-2020, por duke iu referuar  një raporti të INSTAT deri në vitin 2018, thuhet se niveli i varfërisë në vend 23.4% e popullatës është rrezikuar nga varfëria, ndërsa 38.3% e familjeve mbeten të privuara nga ana materiale.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?