Në Itali po bëhen disa teste provë për kinemanë: ekspozuesit, shpërndarësit dhe prodhuesit po punojnë për rihapjen e teatrove dhe kinemave “sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt, me shpresë në verën e vitit 2020”, por ndërkohë ata kanë nisur të mendojnë për një projekt kombëtar që synon hapjen e kinemasë në natyrë, duke synuar të rikthejnë para ekranit të madh të apasionuarit e filmit dhe teatrit, duke lejuar kështu mbajtjen gjallë të marrëdhënieve me publikun” dhe në përputhje me protokollet e emergjencës shëndetësore që do të lëshohen nga autoritetet kompetente”
Projektuar nga Anec (shoqata kombëtare e ekspozuesve të kinemasë) me pjesëmarrjen e Anica (shoqata kombëtare e ndërmarrjeve filmike dhe audiovizuale), shpërndarësit dhe prodhuesit si dhe seksioni “Accademia del cinema italiano” David di Donatello, projekti ka mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizualit.
Nisma është krijuar si një projekt i menduar deri në detaje për të siguruar sigurinë totale për spektatorët në çdo fazë të eventit: nga blerja e biletave, te rregullimi i flukseve hyrëse dhe dalëse, e deri te kontrolli i hapësirave të dedikuara
Programimi do të paraqesë filma të përzgjedhur nga ata të sezonit 2019/2020, si dhe filma të pashfaqur ndonjëherë në kinema.