COVID dhe tërmeti, Balla në Librazhd: Në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Librazhdit. Në hyrje të fjalës së tij Balla u kërkoi të pranishmëve të ruajnë distancën dhe të respektojnë masat e vendosura për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Duke përmendur pandeminë e COVID dhe tërmetin, Balla tha se "në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama"

“Betejat e vitit të shkuar kanë provuar se në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama. Pavarësisht vështirësive që solli pandemia e tërmeti, nuk i ndalëm investimet për Librazhdin. Si një djalë i Librazhdit nuk jam ende i kënaqur me sa kemi arritur dhe do të vazhdoj të bëj gjithçka mundem për ta transformuar këtë qytet në çdo cep, në çdo lagje e në çdo fshat.

Një thirrje edhe për demokratët: S'keni parë gjë akoma nga ato se çfarë do të bëjmë për Librazhdin në mandatin e ri”, tha Balla.

Sa i përket investimeve të bëra në Librazhd, Balla tha se Partia Demokratike nuk ka bërë asgjë gjatë 12 viteve kur ka qeverisur zonën, ndërsa shtoi se PS do të vijojë edhe më tej me investimet në zonë, pas atyre tek kanalizimet e ujërave të zeza dhe në rrjetin e ujit të pijshëm.

“Çfarë punësh ka bërë Partia Demokratike në Librazhd? Pa turp ata thonë së Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë punë këtu. Dua t’ju them demokratëve që nuk keni parë gjë akoma nga ato se çfarë do të bëjmë në mandatin tonë të ri. Vazhdon puna për ta çuar “Lungo Fjumen” deri aty ku kryqëzohet Shkumbini me Rrapunin. Nuk e di çfarë gënjeshtre do thotë PD për këtë, por qentë le të lehin, karvani shkon përpara. Çerdhe nuk kishim, kopshtet tona ishin o zot na ruaj. Gjithçka. Spitali i Librazhdit e njëjta gjë. Imagjinoni të na kishte gjetur pandemia me ambulancat që kishte lënë Sali Berisha pa goma, apo me ministër shëndetësie që ka propozuar Luli, Nard Ndokën”, tha Balla.

Sipas Ballës, Librazhdi ka detyrën më të rëndësishme, sepse në dy zgjedhjet e fundit kjo bashki ka marrë rezultatin më të mirë dhe është bashkia e dytë pas Vlorës, ku kryeministri Rama ka shkelur më shpesh.

Sa i përket punësimit në Librazhd, duke përmendur vendet e reja të punës të krijuara gjatë qeverisjes së PS, Balla tha se ka ende shumë për t’u bërë.

“Në 2013 nuk kishte asnjë ndërmarrje prodhuese. Tani në fshatin Togëz të Librazhdit ndërmarrja punëson rreth 200 gra dhe 30-40 burra. Ndërmarrja tjetër pranë stacionit të trenit që prodhon pjesë këmbimi për kompaninë si “Mercedes-Benz” apo kompani të tjera gjermane punësojnë më shumë se 100 djem e vajza  të Librazhdit”, u shpreh Balla.Rruga Zgosht-Peshkopi, rruga e Polisit, e Babjes dhe e Lunikut janë 4 investime që janë bërë brenda një viti të vështirë për ekonominë e Shqipërisë, sipas Ballës.

Në fund të fjalës së tij, numri dy i PS theksoi se vetëm falë mbështetjes së qeverisë Rama dhe Partisë Socialiste, Librazhdi ka vëmendjen që nuk e ka pasur për vite të tëra.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ope: 03/04/2021 12:18

    Ti do marresh ate te gjatin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu