
Shtohen të infektuarit në rrethin e Beratit.
Ditën e sotme në Berat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pasi ka bërë tamponin një punonjës i Drejtorisë Rajonale të tatimeve. Pasi ai rezultoi pozitiv janë karantinuar dhe i janë nënshtruar testit edhe 3 persona të tjerë të cilët punonin në një ambient me të.
Gjithashtu në Skrapar 2 mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Ujësjellësit janë të infektuar me COVID-19 duke arritur numrin prej 288 të infektuarish në rrethin e Beratit.
Lajmi kryesor:
Rekord të infektuarish me COVID në Shqipëri, 319 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë! 9 raste në Gjykatën e Tiranës, puna vijon normalisht










