Rekord të infektuarish me COVID në Shqipëri, 319 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë! 9 raste në Gjykatën e Tiranës, puna vijon normalisht

Rekord të infektuarish me COVID në Shqipëri, 319 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë! 9 raste në Gjykatën e Tiranës, puna vijon normalisht

Ambulancat sot te Spitali Infektiv

Me kalimin e ditëve, Shqipëria vijon të shënojë rekorde të reja të infektimeve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin tonë u kryen 1534 testime prej të cilave 319 rezultuan pozitivë.

Në krahasim me dy ditët e fundit, numri i viktimave është ulur ku fatkeqësisht kanë humbur betejën 3 persona duke e çuar bilancin total në 502.

I lartë mbetet numri i të shtruarve në spital ku aktualisht 301 pacientë po marrin shërbim shëndetësor, 15 në terapi intensive dhe 6 pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         319

Të shëruar ne 24 orë                                      90

Të shtruar në spitale                                       301

Humbje jete në 24 orë                                  3

Testime ditore                                                  1534

Testime totale                  123,960

Raste pozitive                       20,634

Raste të shëruara               11,097

Raste Aktive                            9,035

Humbje jete                            502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4566

Durrës                  847

Fier                         692

Korçë                    569

Shkodër                522

Lezhë                     405

Elbasan                  395

Vlorë                   360

Berat                   266

Kukës                    191

Gjirokastër         129

Dibër                     93

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
9 të prekur me COVID në Gjykatën e Tiranës, togat e zeza kërkojnë ISHP-në për hetim epidemiologjik! Puna vijon normalisht

TIRANË- Ditën e sotme janë konfirmuar me COVID-19 dy gjyqtarë të Dhomës Penale dhe tre në Nën- dhomën Civile në Gjykatën e Tiranës, gjithashtu pozitiv janë konfirmuar edhe 3 sekretare gjyqësore dhe një punonjës i administratës.

Pas konfirmimit të 9 personave me COVID brenda Gjykatës së Tiranës, është kërkuar nga togat e zeza që Instituti i Shëndetit Publik të kryejë hetimin epidemiologjik për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxihirit të infeksionit.

Pavarësisht se gjykata ka mungesë me 9 punonjës puna vijon normalisht me protokollet e sigurisë që janë në fuqi, pa publik dhe me maska në salla.

Ora 12:28
COVID futet në Drejtorinë e Tatimeve në Berat, pozitiv punonjësi, 3 karantinohen! Infektohen dhe 2 mësues në Skrapar

Shtohen të infektuarit në rrethin e Beratit.

Ditën e sotme në Berat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pasi ka bërë tamponin një punonjës i Drejtorisë Rajonale të tatimeve. Pasi ai rezultoi pozitiv janë karantinuar dhe i janë nënshtruar testit  edhe 3 persona të tjerë të cilët punonin në një ambient me të. 

Gjithashtu në Skrapar 2 mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Ujësjellësit janë të infektuar me COVID-19 duke arritur numrin prej 288 të infektuarish në rrethin e Beratit.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani