KORÇË- 2 infermierë të Qendrës të Shëndetit Mendor të cilët kanë qenë me pushime, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas protokollit, ata janë karantinuar në banesat e tyre ndërsa po nga të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe një kuzhiniere që punon në këtë qendër ka shfaqur shenja të COVID, por ende nuk ka ardhur rezultati nëse është pozitive me këtë virus apo jo.
Ndërkohë menjëherë pas shenjave të 3 punonjësit janë karantinuar në banesat e tyre.
Nga ana tjetër, në qendrën shëndetësore janë dezinfektuar ambientet.