Rekord infektimesh me COVID, 1130 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë! Humb jetën mjeku në Berat dhe 28-vjeçarja te COVID2, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën

Rekord infektimesh me COVID, 1130 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orë! Humb jetën mjeku në Berat dhe 28-vjeçarja te COVID2, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën

Shifrat e infektimeve në vendin tonë kanë njohur një rritje të lartë në ditët e fundit kur rastet e infektimeve shënojnë mbi 1000 raste në ditë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  1130 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19.  Gjatë ditës së sotme humbi jetën edhe një 28 vjeçare e cila ishte e intubuar prej 1 jave dhe pak ditë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Gjithashtu humbi jetën edhe mjeku në Berat, Josif Dena.

Nga 4539 testime të kryera në 2 orë  kanë rezultuar pozitivë 1130 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1130

Të shëruar në 24 orë     656

Të shtruar në spitale     431

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore   4539

Testime totale            381,941

Raste pozitive             84,212

Raste të shëruara        50,875

Raste Aktive                31,891

Humbje jete                 1446

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18363

Fier      2689

Durrës    1731

Shkodër    1512

Vlorë     1487

Elbasan    1540

Lezhë    1115

Berat     936

Korçë     983

Gjirokastër 659

Kukës    465

Dibër     411

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
U infektua me COVID-19, ndahet nga jeta mjeku në Berat

Mjeku Josif Dena në Berat ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmi u njoftua në Facebook nga faqja e qytetit, e cila shtoi se Dena ishte një nga mjekët më të njohur të qytetit të Beratit.

"Ndahet nga jeta doktor Sifii (Josif Dena) pas një betejë me Covid. Një humbje e madhe për familjen dhe qytetin! Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!", shkruan faqja Qyteti i Beratit

Ora 13:58
Historia e trishtë/ Pak ditë më parë lindi fëmijën e saj të tretë, COVID i merr jetën nënës 28-vjeçare! Luftoi për 10 ditë me radhë për jetën te 'Shefqet Ndroqi'

Një lajm shumë i trishtë nga spitali "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. COVID i ka marrë jetën një 28-vjeçareje.

28-vjeçarja ishte nga Vloçishti i Korçës dhe lindi fëmijën e saj të tretë pak ditë më parë.

Report Tv raportoi për historinë e 28-vjeçares, e cila nga materniteti nuk ka  dalë më fëmijën në krah por është detyruar që të dalë me ambulancë drejt një tjetër spitali, pasi virusi i pabesë përkeqësoi gjendjen e saj shëndetësore.

Kujtojmë se fëmijën e la nën kujdesin e bluzave të bardha dhe fatmirësisht pas tamponit të bërë ka rezultuar negativ.

Kjo nuk është hera e parë që në grua shtatzënë e infektuar me virus, sjell në jetë një fëmijë, i cili në të shumtën e rasteve ka lindur i shëndetshëm duke mos e marrë virusin nga nëna.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vali: 06/02/2021 23:23

    Kafsheria nuk pyet nga Corona....

    Përgjigju
  • Celo: 06/02/2021 17:37

    Njerezit jane marrosur fare. Qenie me vullnet te dobet dhe papergjegjshmeri te forte. Maskat nuk mbahen me pothuajse fare. Baret dhe restorantet plot, njelloj si ne dite normale dhe festat e qokatsikur nuk ka ndodhur asgje. Pastaj kur u ndodh gjema ne familje japin intervista pendimi qe nuk i hyjne ne pune askujt pervec gazetareve qe mbushin emisionet e lajmeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar