Covid/ India regjistron 69 mijë raste të reja infeksioni në 24 orë

Covid/ India regjistron 69 mijë raste të reja infeksioni në 24 orë

Vazhdojnë të rriten me shpejtësi shifrat e pandemisë në Indi ku numri i njerëzve të infektuar është rritur në pothuajse 4 milionë, një rritje prej 69,000 krahasuar me dje.

Të dhënat e lëshuara nga autoritetet lokale shëndetësore, flasin për 891 vdekje duke e çuar numrin e viktimave në 65,288.

Në Amerikën Latine, Ministria Meksikane e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 3,719 raste të reja të konfirmuara të infeksioneve të koronavirusit dhe 256 vdekje, duke e çuar totalin në vend në afro 600 mijë dhe 64,414 viktima. Qeveria tha se numri aktual i njerëzve të infektuar ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë se rastet e konfirmuara

Gjigandi i pjesës jugore të kontinentit, Brazili ka tejkaluar 3.9 milion raste të konfirmuara të Covid-19, me 45,961 pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 121,381.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë regjistroi 553 vdekje në 24 orët e fundit.

Kjo është dita e pestë radhazi që raportohen nën një mijë vdekje.

Numri i njerëzve të infektuar tani është në 3,908,272, me një normë incidence prej 1,859,8 raste për 100,000 banorë.

Shkalla e vdekshmërisë u rrit përsëri në 57.8 viktima për 100,000 banorë. Përveç kësaj, autoritetet shëndetësore po hetojnë edhe 2.708 vdekje të tjera që mund të jenë shkaktuar nga Sars-CoV-2.

Sidoqoftë, në bilancin mujor duket se vdekjeprurja e pandemisë ka filluar të ulet, duke pasur parasysh se në gusht kishte 27,818 vdekje, 12.6% më pak se në korrik (31,843).

Në numra absolut, Brazili është vendi i dytë më i prekur nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara dhe gjashtë muaj pas rastit të parë - regjistruar në 26 Shkurt - virusi në disa rajone është ende jashtë kontrollit.


Lajmi kryesor:

Covid/ Italia regjistron 978 raste të reja dhe 8 viktima! SHBA, vendi më i goditur nga pandemia.. Rusia tejkalon pragun e 1 milion të prekurve


  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon