Covid, Italia mbyll kufijtë edhe me Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Covid, Italia mbyll kufijtë edhe me Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ka nënshkruar urdhërin që parashikon bllokimin e fluturimeve ajrore, hekurudhore dhe të gjitha mjeteve të tjera të transportit tokësor me dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, të cilat i shtohen listës fillestare, tashmë me 16 vende, që iu mbyllen kufijtë italianë pasi konsiderohen si vende me situate të rënduar pandemie prej Covid-19.

"Kushdo që ka qenë në këto vende në 14 ditët e fundit – shpjegoi ministri Speranza – I ndalohet hyrja dhe tranziti në Itali".

Ai gjithashtu theksoi se "Në botë, epidemia është në fazën e saj më të vështirë dhe Italia duhet të mbrohet për të mos sakrifikuar përparimin që ka bërë deri më tani".

Aktualisht, ndalesa ka të bëjë me 16 shtete: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje-Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Mali i Zi, i cili qe i pari në Europë që shpalli fundin e epidemisë, tashmë është vendi me rastet më aktive të infeksionit në rajon por tani ka në total 1453 raste aktive ose 231 raste aktive për 100 mijë banorë ndërsa Serbia shënon 66 raste aktive për 100,000 banorë. Maqedonia e Veritu ka 167 raste aktive për 100,000 banorë, Bosnje Hercegovina ka 109, Shipëria 52 raste për 100 mijë banorë, Kroacia 28 kurse Sllovenia 13. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!