Pas shpalljes së përfundimit të pandemisë në Mal të Zi, situata nuk duket aspak optimiste sipas gazetarit, Ismet Kallaba. Rastet janë shtuar ndjeshëm, pasi qytetarët kanë neglizhuar masat. Ndërsa, turizmi e ekonomia po përballen me një krizë mjaft të rëndë.
“Pas hapjes së Malit të zi, pas shpalljes së përfundimit të pandemisë, qytetarët e kanë neglizhuar. Nga pakujdesia, por edhe nga hapja e shpejtë sipas autoriteteve zyrtare kemi pasur një përkeqësim të situatës.
Kjo po reflektohet me shifrat e ditëve të fundit. Një prej arsyeve kryesore sipas autoriteteve ka të bëje me mos ndërgjegjësimin e qytetarëve, por lidhet edhe me kulturën tonë. Në Mal të Zi kemi një numër të madh të personave që nuk besojnë se situata.
Për momentin situata për sa i përket turizmit, ekonomisë është në një gjendje shumë të keqe, të pa lakmueshme. Plazhet janë të boshatisura dhe pothuajse gjysma e objekteve të hotelerive nuk janë hapur”, u shpreh gazetari, Ismet Kallaba për Report Tv.
Komente




