Covid-Itali, hapen bare, restorante, supermarkete... Nga sot bien të gjitha kufizimet që kanë të bëjnë me lirinë personale (VIDEO)

Duke nisur nga sot qeveria italiane ka zgjeruar gamën e lehtësimit të masave të bllokimit dhe izolimit.

Nga sot bien të gjitha kufizimet që kanë të bëjnë me lirinë personale. Italianët mund të lëvizin kudo që dëshirojnë, të takojnë njerëz, të lëvizin me mjete të transportit publik dhe privat por deri më 2 qershor do të duhet të qëndrojnë brenda rajonit. 

Për të shkuar përtej kufijve për 15 ditët e ardhshme, do t'ju duhet ende arsye shëndetësore, pune ose urgjence dhe vetëm në këto rast do t'ju duhet të plotësojnë formularin e vetë-certifikimit.

Familjarët, miqtë, kolegët, të njohurit nuk bëjnë më asnjë ndryshim. Mund të takojme jashtë ose të ftojne këdo në shtëpi. Sidoqoftë, gjithmonë duhet të kenë parasysh rregulla si  detyrimi i distancimit shoqëror, të paktën një metër, të mbajnë maskë në vende të mbyllura ose edhe jashtë kur nuk garantohet distanca fizkine. Dhe mbi të gjitha ndalimi i grumbullimeve

Po sot në të gjitha rajonet hapen dyqanet por me kohe zgjatje të ndryshme shërbimi nga më parë. Edhe këtu është e detyrueshme maska.

Rihapen gjithashtu hipermarketet dhe supermarketet. Shumë rajone në hyrje të këtyre lloj shërbimeve kanë bërë të detyrueshme matjen e temperaturës për klientët. Po sot hapen edhe baret dhe restorantet kurse palestrat do të rihapen më 25 maj por me rregulla të rrepta të distancimit fizik.

Dekreti i qeverisë nuk parashikon më asnjë kufizim ose ndalim për aktivitete argëtuese ose rekreative, prandaj duke nisur nga sot italianët  mund të shkojnë në plazh duke ruajtur distancat e sigurisë.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 99 viktima! Më shumë se 4 milionë e 700 mijë raste infeksioni në botë... Në SHBA përshpejtohen ritmet e testimit të vaksinave


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen