Studimi: Covid ka ndryshuar, qarkullon një version europian më shumë infektues por më pak vrastar

Studimi: Covid ka ndryshuar, qarkullon një version europian më shumë infektues por më pak vrastar

Sipas studiuesve, sot në botë po qarkullon një degëzim më infektues i Sars-Cov-2, një variant i ri në gjenomën virale të Covid-19, që e ka rritur aftësinë e tij për të infektuar qelizat njerëzore. 

Lajmi për zbulimin e këtij varianti kishte qarkulluar javë më parë, falë botimit në disa revista shkencore të disa studimeve ndërkombëtare - përfshirë edhe një studim italian, të nënshkruar nga Massimo Ciccozzi, drejtuesi i Njësisë së statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë molekulare në Universitetin ‘Campus Bio-Medico’ në Romë, Roberto Cauda, ​​profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Katolik të Romës dhe Antonio Cassone, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Perugia-s. 

Së fundmi edhe një tjetër ekip ndërkombëtar studiuesish, I botuar në revistën shkencore ‘Cell’ ka deklaruar se ky variant i ri e ka bërë koronavirusin edhe më të fortë, duke e ndihmuar atë të bëhet lloji mbizotërues që po qarkullon praktikisht sot në botë.

Varianti Covid D614G

Varianti i ri i identifikuar i infeksionit është "D614G" i cili, qëkurse u zbulua në kushte laboratorike,  ishte më shumë infektues fal glikoproteinës Spike, që e përdor ë virusi për të depërtuar në brendësi të qelizave.

Menjëherë pas shfaqjes së tij, varianti ‘D614G’ u pa që zuri shpejt vend mbizëtërues në ambientin pandemik.

Varianti më infektues

Studiues nga Laboratori Kombëtar ‘Los Alamos’ në Neë Mexico dhe ‘Duke University’ në Karolinën e Veriut, në bashkëpunim me një ekip hulumtuesish të Universitetit të Sheffield (në Mbretërinë e Bashkuar) analizuan mostrat e gjenomit të koronavirusit dhe dolën në përfundimin se mutacioni i ri i Covid është bërë mbizotëruese në llojet që kanë qarkulluar dhe po qarkullojnë 

Thushan de Silva, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Sheffield, tha se D614G ka ngarkesë të lartë virale dhe godet kryesisht traktin e sipërm respirator të pacientëve, por gjithashtu theksoi se “Për fat të mirë, viruset me mutacionin D614G nuk duket se shkaktojnë gjendje të rënduar të sëmundjes, të paktën në këtë fazë".

Mendimi i OBSH-së dhe ekspertit italian

Drejtoresha e grupit teknik për koronavirusin në OBSH, Maria Van Kerkhove, duke komentuar mutacionet që ka pësuar Covid gjatë këtyre muajve, tha se "Virusi po ndryshon, por ne nuk kemi asnjë indikacion se mutacionet e zbuluara tregojnë ndryshime në ashpërsinë dhe aftësinë infektuese të Sars-Cov-2”. 

Që nga muaji janar në duart e studiuesve janë të paktën 60,000 sekuenca gjenetike të koronavirusit, të cilat për Massimo Ciccozzi, kreu i Njësisë së Statistikave Mjekësore dhe Epidemiologjisë Molekulare të Universitetit ‘Campo Bio-Medico’ të Romës, janë një pasuri e vlefshme. 

"Mutacioni i fundit i identifikuar rreth një muaj më parë, e ka bërë Covid më infektues, por jo më agresiv. Fakti që ka shumë më teper raste të reja por dhe shumë më pak cdekje se më parë, vërteton rezultatet e studimeve për D614G-në. Gjithashtu lajm i mirë është edhe se mutacioni nuk do të ndikojë në terapitë e synuara dhe vaksinat që janë në studim e sipër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend