Covid, kodifikon koronavirusin dhe zhduket pa gjurmë ‘Zonja e Lakuriqëve’

Covid, kodifikon koronavirusin dhe zhduket pa gjurmë ‘Zonja e Lakuriqëve’

Shi Zhengli është një nga virologet më të famshme të Kinës. Për 16 vjet ajo ka vizituar shpellat më të errëta në vendin e dragoit në kërkim të lakuriqëve, nga të cilët ajo merr kampione indesh dhe gjaku me qëllimin për të rikrijuar dhjetëra viruse vdekjeprurës. Për këtë arsye kolegët e saj i vunë nofkën Bat Woman ose, më elegante, siç e përshkruan shtypi ndërkombëtar, "Zonja e lakuriqëve".

Shi Zhengli punonte në Institutin e Virologjisë në Wuhan, laboratori i famshëm BSL-4, që është i pajisur me nivelin e katërt të biosigurisë, maksimumin e mundshëm.

Këtu ajo drejtonte Qendrën e Sëmundjeve Infektive në zhvillim. Me kalimin e viteve ajo ka arritur të krijojë një nga arkivat më të mëdha të koronavirusit në botë.

Zonja e lakuriqëve

Më 30 Dhjetor të vitit 2019 Shi morri pjesë në një konferencë të rëndësishme në Shanghai, kur telefoni i saj celular fillon të tingëllojë. Në anën tjetër të telefonit ishte drejtori i Institutit të saj që i komunikoi një lajm të mahnitshëm për të. Qendra e Wuhan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishte zbuluar një koronavirus që nuk ishte parë kurrë më pare, në trupin e dy pacientëve të shtruar në spital me pneumoni atipike.

Asai iu kërkua të kthehej menjëherë në Hubei për të hetuar patogjenin e çuditshëm.

Cfarë ishte? Nga vinte ai? Çfarë simptomash shkakton?

Pa u vonuar, ‘zonja e lakuriqëve’ u kthye në Wuhan, ku ekipi i saj izolon virusin dhe stampoi gjenomin e tij.

Virusi i zbuluar nga Shi do të rezultonte për të i modifikuar në ndonjë laborator.

Sidoqoftë, në ato ditë të dhjetorit autoritetet e Wuhan deklaruan se situata ishte nën kontroll dhe se virusi nuk është në gjendje të kalojë nga njeriu te njeri.

Ditët kalonin dhe në spitalet e qytetit rastet e pacientëve të shtruar me pneumoni atipike u shumuan shumë.

Një koronavirus i ri

Shi Zhengli e kuptoi që situata ishte më serioze sesa pritej dhe paralajmëroi Komisionin Kombëtar të Shëndetit për faktin dhe gjetjet e saj.

Më 20 janar, Presidenti Xi Jinping foli publikisht për koronavirusin, ndërsa qeveria qendrore tha se situata ishte nën kontroll

Por më tepër sesa nën kontroll, siç thanë autoritetet, në Wuhan situata ishte shumë serioze. Koronavirusi mund të transmetohej nga njeriu te njeriu dhe kryeqyteti i Hubei u vendos në karantinë.

Kështu filluan 76 ditët e izolimit të qytetit dhe të gjithë krahinës: nga 23 janari deri më 8 prill, qytetarët nuk mund të linin shtëpitë e tyre.

Tani katastrofa kishte ndodhur. Koronavirusi kishte infektuar mijëra kinezë dhe tashmë kishte kaluar kufijtë e Murit të Madh.

Kjo parantezë narrative është e nevojshme për të shpjeguar atë që ndodhi me Shi Zhengli.

Pas pandemisë që shpërtheu në 11 Mars, ‘Zonja e lakuriqëve’ dha një intervistë të gjatë në revistën ‘Science American’, duke hedhur hipotezën se koronavirusi mund të ketë shpëtuar nga Instituti, ku gruaja shërbente.

Ajo deklaroi se kishte zbuluar që 96.2% e gjenomit të Sars-Cov-2 ishte mbivendosur te virusi i familjes Sars.

Zhdukja misterioze

Pas intervistës me revistën, ‘Science American’, Shi zhduket në mënyrë misterioze. Në mediat sociale kineze qarkullon version se qeveria mund ta ketë kapur dhe izoluar diku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?