Covid/ Në Itali 1695 raste dhe 16 viktima! Mbi 870 mijë vdekje në botë… Parashikimi: Në SHBA, 620 mijë humbje jete deri më 1 janar

Covid/ Në Itali 1695 raste dhe 16 viktima! Mbi 870 mijë vdekje në botë… Parashikimi: Në SHBA, 620 mijë humbje jete deri më 1 janar

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të infektuar me Covid është rritur në më shumë se 26 600 mijë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në më shumë se 870 mijë

Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja kryeson renditjen me gati 118 mijë viktima, e ndjekur nga Brazili me 125 500 vdekje dhe India, me mbi 68,000 persona që kanë humbur jetën.

Shtetet e Bashkuara kanë arritur shifrën e 6,198,996 rasteve të konfirmuara të vdekjeve COVID-19 . Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan më shumë se 49700 të identifikuar të rinj me Covid dhe 942 viktima

Sipas një vlerësimi të Institutit të Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit të Universitetit të Uashingtonit, deri më 1 janar në SHBA mund të regjistrohen më shumë se 410 mijë vdekje nga infeskioni kurse totali i të prekurve do të rritet më shumë se dyfish krahasuar me shifrat aktuale.

Vlerësimi gjithashtu thekson se nëse nga administrata amerikane dhe guvernatorët e shteteve nuk ndiqet një strategji e qartë që do të përpiqet të frenojë përhapjen e pandemisë,  deri më 1 janar numri i të vdekurve mund të rritet në 620,000 dhe mund të ketë deri 3000 viktima në ditë nëse nuk respektohen masat

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Rriten rastet e vdekjeve në Itali/ Regjistrohen 1695 të infektuar dhe 16 viktima në 24 orët e fundit

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 16 viktima nga koronavirusi, (dje ishin 11).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.534.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1695 raste të reja pozitiv,( dje ishin 1733) për një total prej 276.338 të prekurish nga Covid.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 338   raste të reja pozitiv.

Ora 12:41
Covid/Rusia regjistron më shumë se 5200 raste të reja në 24 orë

Rastet e Covid-19 në Rusi janë rritur me 5205 njësi në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shwndetwsore, numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar ka arritur në 1,020,310.

Qendra e krizave të koronavirusit raporton se ritmi ditor i rritjes nuk ka tejkaluar 0.5% për tre javë rresht.

Vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit ishin 110 krahasuar me 121 vdekje të raportuara një ditë më parë, për një total prej 17,759.

Ora 12:39
Rekord/ India kalon 4 milionë raste me COVID-19, shteti i tretë në botë për numrin e të prekurve

India ka kaluar katër milionë raste me koronavirus, duke e bërë atë vendin e tretë në botë që tejkalon këtë shifër, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Vetëm gjatë ditës së sotme u regjistruan 86,432 raste, një rekord ditor global. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Federale e Shëndetësisë.

Infeksionet u rritën në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin New Delhi dhe shtetet e mëdha të Maharashtras dhe Karnatakas.

Ndërkohë, 69,551 persona kanë humbur si pasojë e COVID-19.

Ora 12:02
Gjermani/ Dyfishohen rastet e infeksionit Covid në 24 orë

Teksa në të gjithë Europën po rriten me shpejtësi shifrat e pandemisë, në Gjermani rastet e reja të identifikuara pothuajse janë dyfishuar në vetëm 24 orë

Sipas Institutit Robert Koch, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1378 infeksione të reja dhe dy viktima, pothuajse dyfish krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 782 raste dhe asnjë vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i infeksioneve në Gjermani është rritur në 248,997 kurse totali i atyre që kanë humbur jetën prej pandemisë është 9324

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht