Akuzohet se kërcënoi me 'prerje duarsh' gjatë numërimit të votave, drejtuesi i LSI në Berat: Faleminderit, se me rikthyet humorin! Blofi i radhës nga të mjerët

Një video e drejtuesit politik të LSI  Berat, Ardit Çelës, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku pretendohet se ai ka kërcënuar me 'prerje' duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark. Në video Çela shikohet i ulur në karrige, ndërsa dëgjohet të thotë "bam-bam, me shpatë në dorë". Ndërkohë, me një reagim në Facebook, Çela thotë se në fakt video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur siç duket aty.

Ai shkruan se janë disa persona që kanë hyrë nga jashtë duke kërcënuar "do ju presim duart", pas një situate të krijuar në qendrën e numërimit të votave dhe se ai vetëm ka ironizuar këta persona duke thënë "ju po ju, me shpatë".

"Ishte momenti i fundit i numërimit, dhe një situate shume komike. Te 4 anëtarët e tavolinës së numërimit, pra përfshire ata socialiste, nuk pranonin të plotësonin një formular me 0 vota për kandidatet, për shkak se gabimin e kishin bere koleget e tyre të mëparshëm dhe kishin vendosur fletët ne zarfin e gabuar. Në këtë moment, disa injorantë kujtonin se fare po behej, për shkak se pak minuta me pare ishte ndërruar komisioneri i LSI. Hyjnë si te forte dhe provokojnë dhe intimidojne ata qe ishin aty, si edhe numëruesit me shprehjet: “ Do ju presim duart” “Do ju presim këmbët” etj.. Kjo vërtetohet nga pamjet sepse shikohet qarte qe te gjithë kthejnë kokat pas ne drejtim te provokatorit duke qeshur, me përjashtimin tim, qe i shkoj pas avazit dhe i them “ Po, po, ju po, me shpata”, pa denjuar te kthehem. Në asnjë moment nuk ka qene komunikimi me kryetaren e ZAZ e cila përpiqej te shpjegonte procedurën. Kur e shoh që tipi vazhdonte te shfrynte, kthehem dhe i them hajde ulu tek karrigia ngjitur, të të sqaroj se është qesharake, sepse doja te shmangia edhe ndonjë përplasje midis njerëzve qe ishin aty", shkruan ai.

LSI ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit, duke kërkuar rinumërim dhe rivotim, kërkesë për të cilën prite të merret sot një vendim. Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 15/05/2021 10:52

    Humorin ju o qelbesirat e partise se hajdutave e keni pertoke. Shpresa e popullit eshte t’ju shohin te shperbere si parti dhe nje nga nje pas hekurave shumicen tuaj qe s’keni lene vend pa futur duart e vjedhur. Fare e qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet