Në 24 orët e fundit, në Serbi u konfirmuan 352 raste të reja të koronavirusit., pas testimit të më shumë se 10 000 tamponëve të kryer. Totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është më shumë se 21 500
Numri i pacientëve në shtruar në repartet e terapisë intensive dhe që janë të intubuar është rritur në 198
Gjithashtu autoritetet shëndetësore raportuan edhe për 9 viktima, të cilat e rrisin numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë, në 491 vdekje.

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë, për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Serbia ndodhet në një “katastrofë shëndetësore publike".
"Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale", thuhet në letrën e mjekëve.
Sipas mjekëve, situata e krijuar ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve të sektorit
Këtë muaj, autoritetet kanë rikthyer disa masa kufizuese, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të cilat ishin lehtësuar në maj dhe qershor.
Kosovë
Në Kosovë, sot u raportuan pesë të vdekur dhe 168 të infektuar me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144. Një ditë më herët ishte raportuar për 139 vdekje.
Sipas autoriteteve, që nga filimi i pandemisë, numri i të prekurve nga infeksioni është rritur në 6045.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 157 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3226 kurse rastet aktive në vend janë 2675
Maqedonia e Veriut sot nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi . Që nga muaji mars, kjo është hera e parë që brenda periudhës 24 orëshe ky vend nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19. Të hënën ishin regjistruar dhjetë të vdekur, ndërsa numri më i madh prej 15 viktimash ishte regjistruar më 2 korrik.
Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është 432.
Sa i përket të infektuarve, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 1,636 mostrave, 163 kanë rezultuar pozitivë. Sipas raportit, totali i infeksioneve në vend është 9,412.
Nga 13 deri më 19 korrik, Maqedonia e Veriut ka raportuar 1.038 raste pozitive të Covid-19, prej të cilëve 20% të moshës 60 vjeç e lartë, 21% kanë qenë të moshës 40 deri në 49 vjeç, 20.4% të moshës 30 deri në 39 vjeç, 19,7 % të moshës 50-59 vjeç dhe 2.2% të moshës 10 deri më 19 vjeç.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Shëndetit Publik, në periudhën një javore janë regjistruar gjithashtu edhe 44 viktima, shumica prej tyre mbi 60 vjeç.
Në këtë njoftim vërehet ndryshim i strukturës së moshës të infektuarve të rinj në krahasim me javët e kaluara. Midis 13 -19 korrikut janë shtuar shumë rastet e të infektuarve të grupmoshës 40-49 vjeç por edhe ata të moshës 30 deri në 39 vjeç.
/Shqiptarja.comKomente

