
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 28 viktima nga koronavirusi (dje ishin 16)
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 36.030
Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2677 raste të reja pozitiv (dje ishin 2257), për një total prej 330 263 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1418 kurse totali është 234 099
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima dhe 350 raste të reja pozitive.
Lajmi kryesor:
Italia regjistron 28 viktima dhe 2677 raste të reja! Më shumë se 35.7 milionë të prekur nga Covid në botë… SHBA mbi 215,000 vdekje










