Nesër nis mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Mjeku Alban Ylli: Kush s'pranon, testim çdo javë, në të kundërt do pezullohet

Për të gjithë ata nxënës që kanë boshllëqe nga njohuritë e marra gjatë mësimit online vitin e kaluar, do të nisë nesër mësimi plotësues në shkolla, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar edhe udhëzimin me masat anti-COVID që duhet të zbatohen. Mes tyre përmendet edhe vaksinimi me detyrim i mësuesve, proces që duhet të jetë kryer deri me datë 30 shtator.

Nëse mësuesit nuk vaksinohen as pas 30 shtatorit, duhet të paraqesin arsyetimin nga mjeku. I njëjti detyrim vlen edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër COVID deri më 30 shtator. Në të kundërt, po ashtu sikurse mësuesit, edhe ata do të duhet të paraqesin arsyet në rast mosvaksinimi.

Në një intervistë për 'Report Tv', mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se për mësuesit që do të refuzojnë vaksinimin, mundësi tjetër do të jetë testimi çdo javë, por në rast se dhe kjo do të refuzohet, atëherë do të pezullohen nga detyra pa të drejtë rroge.

Ndërkohë, mes rregullave të tjera të listuara nga ISHP, që duhet të respektohen në shkolla është edhe mbajtja e maskës me detyrim për çdo person gjatë qëndrimit në ambientet e shkollave. Në klasa, nxënësit duhet të qëndrojnë në një distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht. Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Po ashtu, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, mbajtja e maskës në klasa, do të jetë e detyruar edhe për mësuesit.

Ministrja e arsimit, Evis Kushi inspektoi nga afër disa shkolla të Tiranës për të parë masat e marra prag të nisjes së mësimit plotësues. Kushi apeloi mësuesit për vaksinim për një vit sa më të sigurt shkollor.

Në ushëzimin e ISHP thuhet po ashtu se nuk do të lejohet që një nxënës të dali nga godina dhe të rikthehent përsëri në të, brenda ditës. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator dhe më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.

(Kliko këtu për udhëzimin për shkollat)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Vaksinimi i arsimtarëve me detyrim, mjeku Alban Ylli: Kush nuk pranon, duhet të testohet çdo javë, në të kundërt do pezullohen pa të drejtë page

 

Arsimtarët janë një ndër kategoritë në vend për të cilët vaksinimi është me detyrim, ndërsa për ata që nuk do të pranojnë të vaksinohen, mundësia tjetër do të jetë testim çdo javë.

Kështu u shpreh mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili tha në 'Report Tv' se ata që do të refuzojnë edhe testimin, do të pezullohen pa të drejtë page.

Sipas mjekut, transmetueshmëria e virusit nga mësuesi te nxënësit është shumë i lartë, ndaj vaksinimi i tyre është shumë i rëndësishëm.

"Një mësues që refuzon të bëjë vaksinën, do t'i ofrohet si alternativë kryerja e testit çdo javë, nëse do refuzojë dhe këtë, me gjasë do të pezullohet pa pagesë. Praktika që po zbatohet edhe në vende të tjera të botës, do zbatohet dhe këtu. Ka përjashtime të rralla për persona që për arsye shëndetësore nuk e kryejnë dot vaksinën. Pas datës 30 shtator ata do ta kenë më të vështirë përmes testit javor ose do të pezullohen nëse nuk do të pranojnë ta bëjnë këtë", u shpreh ai.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mjeku: 31/08/2021 18:43

    merrni shembull nga suedia dhe danimarka izraeli qe vendi i pare ne bote qe vaksinoi ghithe popullsine dhe prap u cfaq coviti

    Përgjigju
  • arsimtari: 31/08/2021 18:35

    Testi duhet te behet falas, si ne gjithe boten. Arsimtaret paguajne siguracione.

    Përgjigju
  • Free: 31/08/2021 18:27

    Kta vipat qe u vaksinuan live ne tv me uje mos te deterojne njerzine me vaksina skoma ne test. Te gjith te vaksinuarit kan patur probleme afatshshkurter. Me dhjetra vdesin rreth dy muaj pas vaksines dhe nuk bejn lajm. Asnje ste detyron se aty te zyrat do i varim. Sdo ngordhi populli qe te lumturohen babloket. Mos bini pre e krrcenimeve se 2-3 dit proteste dhe kta dorehiqen.

    Përgjigju
  • TANI: 31/08/2021 16:01

    Shko ore palaco, ku e gjen te drejten ti qe te detyrosh mesuesit qe te marrin nje vaksine qe nuk dihet se cfare ka. Ti po pate qef bej nje ne mengjes, dy ne drek dhe tre ne darke. Po na leni neve te tjereve qe nuk duam ta bejm. Kush je ti qe pezullon nga puna lepires i qeverise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille