Për herë të parë në 384 vjet histori, Universiteti i Harvardit nuk do të hapë kampusin e tij për semestrin e vjeshtës.

Dyert për fillimin e veprimtarisë mësimore duhet të ishin hapur më 2 Shtator, por për shkak të pandemisë të gjitha aktivitetet mësimore janë zhvendosur dhe do të zhvillohen ë internet.

Hyrja në konvikte u lejohej vetëm studentëve që nuk kanë mundësi të mësojnë në tjetër mënyrë.

Sidoqoftë, ata nuk mund të hyjnë në ndërtesat e tjera të Universitetit që është pjesë e qarkut prestigjioz të ‘Ivy League’.

Në një kontekst normal, në kampus jetojnë 97% e studentëve