Pandemia ka goditur edhe anën tjetër të Alpeve, Francën ku gati 30 mijë njerëz vdiqën për shkak të infeksionit nga koronavirusi që tronditi botën, Covid-19.
Po a mund të kishin shkuar gjërat ndryshe? Kjo është pyetja që sot po qarkullon, aq shumë sa një prokuror i Parisit, Remi Heitz, ka zgjedhur të kryej atë që në zhargon quhet Hetim Paraprak, një hetim i mundimshëm, i cili synon të mos lërë asgjë të pazgjidhur. Le ta sqarojmë që në fillim se Emmanuel Macron është i sigurt: sistemi politiko-kushtetues francez parashikon që qiramarrësi i Elysees gëzon imunitet të veçantë. Emmanuel Macron, pra, ka pak ose aspak lidhje me vendimin e prokurorit. Por efektet e hetimit mund të ndikojnë në opinionin public dhe çdo politikan duhet ta marrë parasysh gjithmonë.
Gjykata Transalpine e Drejtësisë tashmë ka pranuar 80 ankesa nga qytetarë francezë dhe bluzat e bardha. Gjatë muajit mars, një grup prej rreth 600 punonjësish shëndetësorë akuzuan kryeministrin makronist Philippe dhe ministrin e shëndetësisë dhe janë shprehur se pandemia nga ana e autoriteteve mund të trajtohej ndryshe.
Prokurori Remi Heitz do të hetojë nëse shteti francez ka gënjyer qytetarët e saj në ludhje me pandeminë, çfarë shteti ka mbajtur të fshehtë si dhe do të përcaktojë përgjegjësitë e gjithsecilit për ‘fiaskon shëndetësore’(siç e quajnë 600 mjekët ankues) që shkaktoi kaq shumë viktima.
Hetimi synon të kuptojë, për shembull, nëse ka elementë të cituar si "vrasje me vullnet” apo "rrezikim i jetës së të tjerëve".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.8%
-
Jo
24.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1798
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen
7 Janar, 14:21
-
Emmanuel Macron: Elon Musk po ndërhyn në proceset demokratike në Europë
6 Janar, 16:15
-
Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi
6 Janar, 15:35
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35
-
Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet
3 Janar, 22:53
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Francë/ Katër mjekë dhe një polic merren peng nga një i burgosur në burgun e Arles
3 Janar, 14:10
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor 2024, 15:51
-
Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë
29 Dhjetor 2024, 12:41