COVID/ Qeveria greke përgatitet për vjeshtën: Plani i ri, vaksinë anti-COVID ose test për t’u ulur në kafene

Qeveria greke po merr masa të reja me qëllim që të shmangë bllokimin e radhës në muajt e dimrit kur rrezikohet një tjetër valë e pandemisë.

Sipas planit të ri parashikohet që duke nisur nga vjeshta në të gjitha shërbimet publike në ambiente të brendshme do të ketë kontrolle të vizitorëve dhe të klientëve, të cilët duhet të kenë me vete  testin në rast se nuk janë vaksinuar. Kjo masë do të zbatohet edhe në kafene.

Testet do të paguhen nga xhepi i qytetarëve, ndërsa po diskutohet nëse në të njëjtën mënyrë të funksionojë edhe për mësuesit. Deri më 15 gusht do të vendoset nëse mësuesit do e përballojnë koston e testit vetë apo do ta kenë falas.

Masa pritet të vihet në zbatim duke nisur nga stina e vjeshtës. Një masë e tillë është marrë më parë nga Franca, Italia, Danimarka dhe Belgjika për të mbajtur nën kontroll situatën e COVID.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda