COVID rrit përdorimin e kartave bankare, në 2020 u bënë 11 mln pagesa online dhe me kartë

Karantina dhe kufizimi i orareve ka bërë që përdorimi i kartave bankare apo edhe i pagesave online të pësojë një rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave në vitin 2020, janë kryer me kartat bankare apo online pagesa me vlerë 85.6 miliardë lekë, nga 59 miliardë lekë që u kryen në vitin 2019.

Një rritje kjo që sipas tyre është e diktuar shumë nga kushtet që krijoi pandemia COVID-19, ku bankat dhe institucionet shëndetësore kërkuan vazhdimisht që të përdoreshin alternativa të tjera për të paguar shërbimet dhe produktet që të shmangeshin grumbullimet. Vetëm në vitin e kaluar numri i pagesave nëpërmjet kartës së kreditit, debitit apo edhe sistemit online ka arritur në 11 milionë, ndërsa në vitin 2019 këto veprime arritën në shifrën e 8 milionë pagesave.

Sipas shoqatës së bankave për rritjen e përdorimit të këtyre instrumenteve për të kryer pagesa fushata e ndërgjegjësimit do të vazhdojë, madje ata kërkojnë nga institucionet ligjvënëse që të kushtëzohet në ligj që të gjitha bizneset të ofrojnë mundësi alternative për pagesat përveç pagesave në cash. Pra në një restorant për jetë e mundur pagesa jo vetëm në cash por edhe nëpërmjet një sistemi online apo pajisjes fizike (POS).

Ndikim pozitiv në rritjen e përdorimit të kësaj metode pagese pritet të ketë edhe implementimi i sistemit “instant payments” , i Bankës së Shqipërisë për pagesa me vlerë të vogël. Avancimi me tej drejt këtyre sistemeve, do të sillte edhe reduktim të parasë dhe pagesave cash.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur