Për të dytën ditë radhazi Sllovenia ka regjistruar më shumë se 20 raste të reja infeksioni Covid.
Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit në vend pati 24 raste të reja koronavirusi për një total prej 1763, që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar gjithashtu se numri I viktimave ka mbetur i pandryshuar, 111
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në spital ka 14 pacientë, dy herë më shumë se një ditë më parë, por asnjëri nuk është në kujdes intensiv.
Pasi disa javë më parë shpalli fundin e pandemisë, Sllovenia, si edhe shumë shtete të tjera në Rajon, janë prekur nga rikthimi i infeksioneve Covid
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)