![]()
Rritet sërish në Spanjë numri i viktimave nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të shëruar deri tani tejkalon shifrën e 100,000.
Sipas të dhënave zyrtare të lëshuara këtë mëngjes nga Ministria e Shëndetësisë dhe të raportuara nga gazeta El Pais, në 24 e fundit orë janë regjistruar 331 vdekje - përkundër 288 viktima në 24 orët e mëparshme.
Numri total i vdekjeve në Spanjë është rritur në 23.521 ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është 209.465.
Nga dita e sotme në Spanjë kanë rinisur punën disa biznese të mbyllura si pasojë e situatës së pandemisë. Të dielën vendi lejoi daljen e fëmijëve pas rreth 1 muaji izolimi të fortë i cili u bë i detyrueshëm pasi Spanja në pikun e pandemisë raportonte rreth 7-8 mijë raste ditore dhe mbi 800 të vdekur.
Lajmi kryesor:
COVID, në 24 orë 333 viktima në Itali! Nga sot në Gjermani maska e detyrueshme...Kryeministri britanik Johnson rikthehet në detyrë










