KOSOVË-Situata e përballjes me koronavirusin në Kosovë vijon të përkeqësohet. Ditën e sotme autoritetet në Prishtinë kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar rishtas me COVID 720 persona. 11 të sëmurë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm.
Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste dhe 860 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.
Komento