Turizmi ka humbur afërsisht 1.1 miliardë euro vetëm nga bllokimi i kufijve dhe masave shtrënguese që diktoi pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht përmirësimit në muajit e sezonit veror, dëmi që i është shkaktuar kësaj industrie është tepër e lartë. Tashmë fokusi është tek vaksinimi masiv i popullatës brenda përpara këtij sezoni.
Turistët kanë shpenzuar në vend në 12 muajit e kaluar vetëm 988 milionë euro, nga mbi 2 miliardë euro që u shpenzua në vitin 2019.
Rënia e të ardhurave nga ky sektor që ka ndikim të lartë në ekonomi ishte e pritshme, pasi menjëherë pas përhapjes së virusit, qytetarët nisën të shtynin dhe anulonin rezervimet që kishin planifikuar.
Për pasojë edhe rënia më e lartë e udhëtimeve u regjistrua në muajit e karantinës, që përkonte me nisjen e sezonit prill-qershor. Edhe pse janë konsideruar qytetar që harxhojnë pak për turizëm, Kosovarët në asnjë muaj të vitit nuk e braktisën Shqipërinë.
Por mbyllja e kufijve ka ndikuar edhe tek ulja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit. Konkretisht sipas të dhënave shqiptarët kursyen 916 milionë euro, pasi ata shpenzuan për qëllime turistike 667 milionë euro nga 1.5 që harxhuan në 2019.
Për shkak të bllokimit të kufijve që ende vijon pjesërisht dalja e vetme e shqiptarëve në pandemi ishte Turqia. Nga ana tjetër edhe ky vit ka nisur me rënie të numrit të vizitorëve, ndërkohë që institucionet në vend turizmin e kanë si prioritet kryesor për rimëkëmbjen ekonomike.
Operatorët e sektorit presin përmirësim të situatës dhe më shumë rezervime nga fillimi i muajit maj, por gjithçka do varet nga ecuria e pandemisë dhe vaksinimi.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, Llatja: Ambicioz dhe modest! Himçi: Për fushatë elektorale (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 15:33