Protestat e ditëve të fundit në Tiranë duket se i ka nxitur disa turistë të largohen. Në një video të publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, shihen një grup turistësh në qendër të Tiranës të cilët tërheqin valixhet, ndërsa pas tyre ka kosha mbeturinash që digjen dhe kangjella të hedhura në rrugë.

“Një grup turistësh shihen duke tërhequr valixhet në rrugët e Tiranës, mes tymit dhe dëmeve të shkaktuara gjatë protestave. Në rrugë dallohen struktura të rrëzuara dhe sinjalistikë e dëmtuar, ndërsa vizitorët vijojnë lëvizjen në një situatë krejt të pazakontë për kryeqytetin”, thuhet në videon e publikuar.