Covid, specialistët e sëmundjeve infektive në Itali: Rreziqet epidemike prezente, gabon kush mendon të kundërtën

Covid, specialistët e sëmundjeve infektive në Itali: Rreziqet epidemike prezente, gabon kush mendon të kundërtën

Shoqata italiane e Sëmundjeve Infektive në Itali ka deklaruar se “Vala e dytë e pandemisë bëhet edhe më shumë e mundshme nëse ulet niveli i alarmit Covid

Sipas ekspetëve të sëmundjeve infective, "Të gjitha provat shkencore të disponueshme deri tani kanë se përgjigja imune individuale, është faktori përcaktues në mënyrën e ecurisë së sëmundjes”. Me fjalë të tjera, “nuk është Covid që është bërë pak a shumë agresiv, por është hosti individual njerëzor përcaktues

Sipas tyre, të dhënat tregojnë se virusi që qarkullon aktualisht është aktivë dhe infektues dhe i aftë të shkaktojë raste jashtëzakonisht të rënda sin ë fillim të pandemisë.

Specialistët e sëmundjeve infektive të Shoqatës Italiane, mbështesin nevojën për të vazhduar me zbatimin e masave parandaluese. Ata janë shprehur se "Të pohosh që rreziku i epidemisë ka pushuar së ekzistuari nuk ka asnjë bazë shkencore dhe mund të jetë shkak i disorientimit dhe të nxisë një pjesë të popullatës të mos respektojnë masat”.

Sipas tyre aktualisht “po zhvillohet një cikël i dytë endemik, që po manifestohet në mënyra të ndryshme. Ky fenomen, i përbërë nga shpërthime të vogla vatrash Covid që duhet të identifikohen dhe izolohen shpejt, tregon se virulence e Covid nuk ka rënë.

Sipas Claudio Cricelli, President i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme, "Nuk ka asnjë provë shkencore që të tregojë se ka ndryshuar natyra e Covid, se virusi ende godet me fuqi të madhe, duke shkaktuar edhe raste serioze dhe vdekje. Rreziku nuk ka kaluar ended he është e nevojshme të vazhdohet me masat e kontrollit të kontakteve, veçanërisht gjatë verës kur lëvizshmëria do të jetë edhe më e madhe”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive